Arbnora Fejza – Idrizi, për 28 Nëntorin, pritet një tjetër rekord Guinness me mozaikun më të madh origami me flamurin kombëtar
Arbnora Fejza – Idrizi nga Skenderaj, për 28 Nëntorin, pritet të thyej një tjetër rekord të Librit Guinness me mozaikun më të madh origami me flamurin kombëtar.
Artistja nga Kosova ka realizuar një mozaik me rastin e festave të 28-29 Nëntorit, i përbërë nga 120 mijë origami, dhe përfaqëson flamurin kombëtar. I ndërtuar në qytetin kosovar të Skënderajt, mozaiku zë një sipërfaqe prej 1300 metrash katrorë.
Përmes një statusi në rrjetin social facebook, Fejza shkroi: “Tepër e lumtur që sot po e kompletojmë flamurin kombëtar bashkë me ekipin. Ju mirëpresim
Me instalacionin e sotëm, Arbnora Fejza Idrizi synon të hyjë në librin e rekordeve Guinness për mozaikun më të madh të origami në botë. Kujtojmë që Arbnora ka hyrë edhe më herët në librin e rekordeve Guinnes pasi realizoi mozaikun më të madh origami në botë me flamurin e Kosovës.