Categories: LajmeSportFutboll

Ardit Deliu, vishet kuqeblu, ish- mesfushori bardheblu: Mirë se ju gjeta!”

Ish- mesfushori i Tiranës, Ardit Deliu është prezantuar zyrtarisht nga ana e Klubit të Futbollit Vllaznia si futbollist kuqeblu, ndërkohë që ka preferuar të shfaqet edhe në fushën e gjelbërt të stadiumit “Loro Boriçi” , teksa ka demonstruar xhonglime me topin. Në këtë mënyrë, nis kështu zyrtarisht bashkëpunimi në mes klubit kuqeblu dhe futbollistit Ardit Deliu, i cili që nga dita e djeshme është vënë nën urdhrat e trajnerit Thomas Brdariç. Një prezantim që RTSH Shkodra, në fakt i parapriu një ditë më parë duke bërë të ditur se mes palëve prej dy ditësh ishte arritur mirëkuptimi për veshjen e tij kuqeblu. Ndërkohë, menjëherë pas Deliut pritet zyrtarisht firma edhe me ish kapitenin kuqeblu, Erdenis Gurishta, që në fakt burimet në Klubin e Futbollit Vllaznia bëjnë të ditur se është arritur marrëveshja dhe tashmë edhe me mbërritjen e lejekalimit nga klubi bullgar CSKA Sofia 1948 ku ai luajti sezonin e kaluar, juridikisht kontrata është gati për firmosje. Por, ndërsa, skuadra po forcohet me futbollistë cilësorë, nga formacioni kuqeblu ka firo titullarësh. Rasti më i fundit ishte ai i mbrojtësit majtë Hakaj, por ndërkohë, në dilemë largimi është edhe mbrojtësi i djathtë Geralb Smajli. Në takimin e parë që ka pasur me drejtuesit e klubit kuqeblu, Smajli nuk e ka rinovuar kontratën që  i skadon në fund të këtij muaji. Megjithatë, një largim i mundshëm i Smajlit nga Vllaznia nuk do të jetë i lehtë, pasi, ekipi që kërkon të marrë shërbimet e tij duhet të paguajë në arkën e klubit Vllaznia shumën prej 130 mij Euro që sipas rregullores ka të bëjë me taksën e formimit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kryeministri britanik mbështet Zelenskin: Udhëheqësi i zgjedhur në mënyrë demokratike

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer ka folur me Zelensky këtë mbrëmje të…

3 hours ago

Mot i kthjellët në të gjithë vendin, temperaturat mbeten të ulëta

Gjatë ditës së sotme (20 shkurt) vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte…

3 hours ago

Disiplina, gjobiten Vllaznia, Tirana dhe Bylisi

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur të dënojë me gjoba sërish disa nga klubet…

3 hours ago

Dortmundi fluturon në 16-she, ndaj Sporting mjafton një 0-0

Asnjë surprizë në ndeshjen e parë të mbrëmjes së sotme të vlefshme për play off-in…

3 hours ago

Liverpool ndalet nga Aston Villa

Liverpooli nuk arrin të rrisë epërsinë ndaj Arsenalit, është ndalur në një barazim 2-2 në…

3 hours ago

Super Mbappe, Reali eliminon Cityn, PSG fiton me 7 gola

Ndeshjet e rikthimit në play-off të Champions League në mbrëmjen e sotme kanë dy protagonistë:…

3 hours ago

This website uses cookies.