Argita do kandidojë në zgjedhjet e 2025-s? Berisha: Atë nuk e vendos unë. Nëse do, të hyjë në garë

Kreu i Partisë Demokratike D-së, Sali Berisha ka lënë të hapur mundësinë që vajza e tij, Argita Malltezi të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

Duke folur në një video-konferencë për mediat nga banesa e tij në rrugën “Mustafa Matohiti”, pasi ndodhet prej muajsh në arrest shtëpiak Berisha u shpreh se nuk është ai që vendos se cili do të jetë fati politik i Argita Malltezi.

Megjithatë, ai nuk përjashtoi faktin që nëse e bija e tij ka këtë ambicie atëherë sipas tij primaret janë të hapura për të garuar që të bëhet pjesë ose jo e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme.

“Të them të vërtetën në çdo listë për mua është njëlloj dhe nuk kam asnjë impresion. Sa i përket Argita Malltezit, atë s’e vendos unë, por vetë ajo, nëse dëshiron primaret janë të hapura. Por nuk e di nëse ka ndonjë ambicie apo jo”, tha kryedemokrati.

Berisha, i cili tashmë është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK-u për dosjen “Partizani” nën akuzën e korrupsionit pasiv, u pyet nëse ka një skenar tjetër për Partinë Demokratike nëse dënohet nga gjykata.

Rreth dy vite më parë Rama dhe Taulant Balla organizuan një atentat ndaj meje në mes të ditës. Në korridoret e këtyre kriminelëve flitej se janë orët e fundit të Sali Berishës, vazhdova miting pa asnjë plan B. Përpjekja për të uzurpuar PD-së udhëheqjen dështoi dhe do të dështojë, kjo është betejë për sovranitetin e vendit, për themelin”, deklaroi Berisha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.