Categories: LajmePolitikë

Argita kërkon lirimin e Berishës: Gjykata përdoret politikisht, në arrest shtëpie pa akuzë dhe pa prova

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për të ankimuar vendimet e gjyqësorit për masën e arrestit të shtëpisë prej datës 30 dhjetor të vitit të shkuar.

Në një komunikim me mediat, Argita Malltezi, avokatët e Berishës dhe të Jamarber Malltezit, akuzuan sërish se sistemi gjyqësor është vendosur në shërbim politik, duke mbajtur në një masë ekstreme Berishën dhe Malltezin, pa akuzë dhe prova.

Ky është raportimi i katërt dhe nuk ka ende asnjë fjalë për Sali Berishën. Dhe unë kësaj përveçse abuzim me ligjin nuk mund t’i them gjë tjetër”, yha Malltezi.

Në këtë komunikim me mediat, Malltezi ju përgjigj interesimit për ndryshimet në qeveri dhe nëse 3 emrat e rinj të kabinetit qeveritar, mund të konsiderohen si një përmbushje e kërkesë së opozitës për krijimin e një qeveri teknike.

“ Nuk përbën plotësim të kërkesës së PD-së për qeveri teknike”, tha ajo.

Sa i takon vendimmarrjes së Kuvendit, i cili adresoi kërkesat e Gjykatës Kushtetuese, Malltezi vlerësoi dakordësinë politike për realizimin e votës së diasporës, sikundër listën e mbyllur në masën e 1 te 3-tës edhe pse tha ajo “PD ishte për një masë më të hapur të saj”.

Konferenca pati edhe një sqarim në lidhje me hetimet për avokatin Gjokutaj, nisur prej një statusi të tij në rrjete sociale, i cili është konsideruar i dhunshëm.

Malltezi i quajti politike akuzat ndaj Gjokutajt, ndërsa shprehu vendosmërinë për vijimin e betejave ligjore për Malltezin dhe Berishën, në sistemin gjyqësor vendas sikundër dhe në Stasburg, ku një pjesë e ankimimit tashmë është depozituar.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rama tur takimesh në Shkodër – Shefi i qeverisë takime me biznesin, gratë,  vajzat dhe të rinjtë

Kryeministri Edi Rama, ka nisur këtë të premtë një tur takimesh në Qarkun e Shkodrës.…

18 hours ago

Kopliku: Do jem zëri juaj në Kuvend / Kandidati i PD- ASHM takime me banorët e rrugës “Isuf Sokoli”

Pensionet qesharake, kosto të larta për kujdesin shendetëesor, çështjet e pronësisë si dhe presionet në…

19 hours ago

Turi elektoral i PS Shkodër – Kandidati Shkelqim Sterkaj takim me banorët e Koplikut të Sipërm

Koplik i sipërm u rezervoi një pritje madhështore kandidatëve të PS në Malësi të Madhe.…

19 hours ago

Tre të aksidentuar në tunelin e Kalimashit, një nga makinat e përfshira mirëmbante rrugën

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur rreth orës 10:15 në…

19 hours ago

PD- ASHM takim me biznesmenë / Oratorët nënvizuan se programi përfshin një sërë masash për sipërmarrjen

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i shoqëruar nga drejtuesi politik, Luçiano Boçi…

19 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit- Në KQZ kanë mbërritur mbi 22 mijë zarfe me votat e diaporës

Për herë të parë në historinë e vendit, emigrantët po votojnë nga vendi ku jetojnë…

20 hours ago