Argjentina dhe Senegali në raundin tjetër

fifa

fifa

Argjentina dhe Senegali i shtohen listës së skuadrave të kualifikuar për në raundin e dytë të Kampionatit Botëror të moshës deri në 17 vjeç, i cili po zhvillohet në Indonezi dhe që po vjen drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Takaoka për momentin shënuesi më i mirë i Kampionatit Botëror, teksa me dygolëshin ndaj Senegalit ka arritur në kuotën e 4 realizimeve në tre ndeshje. I ardhur në pjesën e dytë nga stoli i rezervave, Takaoka ka shënuar fillimisht në të 62’, kurse më pas ka shfrytëzuar gabimin e portierit Mbup në të 72’. Në vërshëllimën e fundit të Obrenoviç, 2-0 për Japoninë, e cila tashmë do të duhet të shpresojë të jetë ndër katër skuadrat më të mira të vendeve të treta për të vazhduar më pas.

Sakaq Argjentina ka mundur 4-0 Poloninë, që, edhe pse ishte gjysmëfinaliste e Kampionatit Europian të moshës deri në 17 vjeç, e mbylli grupin D me zero pikë. Për Argjentinën ka shënuar Laplas në të 34’. Në pjesën e dytë ka realizuar Ruberto në të 46’, Subiabre në të 52’ dhe në fund Lopez në të 86’. Ndeshjet në grupe përfundojnë të shtunën, kurse raundi i dytë nis më 20 nëntor.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.