Argjentina i kërkon Gjykatës Ndërkombëtare Penale urdhërarrest për Maduron

Argjentina i ka kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) të nxjerrë urdhërarreste për presidentin venezuelas, Nikola Maduro (o. Nicolas) dhe zyrtarët e lartë të qeverisë së tij.

Kërkesa u firmos të premten nga Ministria e Jashtme e Argjentinës duke cituar situatën e përkeqësuar në Venezuelë pas zgjedhjeve të 28 korrikut. Sipas njoftimit të Ministrisë, letra do i dërgohet Zyrës së Prokurorit të GJNP-së ditën e hënë, në mënyrë që të merret me urdhërarrestet.

GJNP-ja po kryen hetime mbi Venezuelën për krime kundër njerëzimit që nga viti 2018 për raste të vrasjeve, torturave, përdhunimeve, persekutimit politik dhe zhdukjeve. Në muajin mars, Dhoma e Apelimit refuzoi kërkesën e Venezuelës për të ndalur hetimet.

Në zgjedhjet e 28 korrikut, presidenti Maduro shpalli fitoren, ndërsa Argjentina ishte shteti i parë që njohu si fitues kandidatin opozitar Edmundo Gonzalez Urrutia. Venezuela e ka përjashtuar misionin diplomatik argjentinas nga vendi pas zgjedhjeve dhe ka tërhequr stafin e vet nga Buenos-Ajresi.

Liderët e Brazilit dhe Kolumbisë po ashtu nuk e kanë njohur fitoren e Maduros. /BAH

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.