Argjinatura e Bahçallëkut/ Përfundimi i fazës së dytë, mbron tokat
1 milion euro u financuan në vitin 2021 për ndërtimin e argjinaturës së Bahçallëkut. Megjithatë nevoja për të vijuar deri tek ura është i lartë. Ndër vite erozioni ka dëmtuar dhjetëra hektarë tokë në këtë zonë ku vitet e fundit pjesë e rrezikut u bënë edhe banesat.Largësia që kanë ujërat e Drinit nuk është më shumë se 20 metra dhe nëse do dërhyhej në kohë, do të ishte e pamundur të ndalen dëmet pasi të rrezikuara ishin rreth 40 banesa. Lagjia “Bahçallek” ka qenë një ndër zonat e para të goditura nga përmbytjet e viteve 2010 – 2011 në Shkodër, ku uji përmbyti shtëpitë dhe tokat.Ndërtimi i dy fazave të argjinaturës pritet të japë impakt pozitiv në mbrojtjen e tokave dhe parandalimin e përmbytjeve.