Argjinatura e Dajçit/ Banorët: Sistemimi i saj ndalon vërshimin e ujit

argjinatura e dajcit 1
Njësia administrative Dajç me 11 fshatra është ndër më të rrezikuarat nga përmbytjet në territorin e Bashkisë së Shkodrës. Argjinatura e Dajçit pas sistemimit të saj pritet të mbrojë nga përmbytjet të paktën 130 banesa të zonës. Në muajt janar- shkurt të dy viteve më parë, qindra hektarë tokë bujqësore kanë qenë nën pushtetin e ujit, ndërsa banorët nuk janë dëmshpërblyer për dëmet e mëdha në bujqësi e blegtori që përllogariten në vlerën e 800 milion lekëve.Sipas banorëve këtë vit masat parandaluese janë marrë me pastrimin e kanaleve e po ashtu sistemimit e argjinaturës se Dajçit. Shqetësim mbetet argjinatura e Darragjatit në të cilën institucionet duhet të ndërhyjnë.