Për të parandaluar përmbytjet në disa zona problematike, në Shkodër po realizohen gjatë kësaj periudhe dhe po vijojnë disa investime.
Prefektura, Bashkia , Ministria e Bujqësisë ka nisur zbatimin e disa masave që po ndërrmerren kryesisht nga Bordi i Kullimit, masa që kanë të bëjnë krysisht me ndërhyrjen në argjinatura .
Në fshatin Ganjoll është drejt përfundimit argjinatura mbrojtëse për zonën nga prurjet e lumit Drin.
Ky investim zgjidh rrezikun e gërryerjes së tokave në këtë zonë dhe shmang atë të përmbytjeve për fshatrat Kuç dhe Vukatanë, në Njësinë Administrative Guri i Zi.
Banorët prej kohësh e kanë ngritur si shqetësim këtë problemaikë të gërryerjes së tokave në këtë njësi administrative, ndërsa me këtë investim pritet t’i jepet zgjidhje këtij fenomeni.
Ky investim, i cili u realizua brenda 6 muajve, kapi vlerën e mbi 94 642 000 lekëve me tvsh.
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.