Categories: LajmeLajme nga Vendi

Argjinaturat “i merr lumi”/ Duhet të mbrojnë nga përmbytjet disa zona problematike të Shkodrës

Reshjet  që përfshinë këto ditë rajonin e Shkodrës kanë sjellë fryerje të lumenjve Drin dhe Bunë. Kjo situatë ka rikthyer edhe një herë vëmendjen tek zonat e Nënshkodrës një pjesë e të cilave janë të rrezikuara për shkak dëmtimit ndër vite të disa prej argjinaturave.

RTSH Shkodra bëri një vëzhgim në terren për të parë nga afër situatën që kanë krijuar reshjet e po ashtu gjendjen e argjinaturave ku një pjesë e argjinaturës së Darragjatit në njësinë administrative Dajç, vijon të jetë e shembur nga uji dhe dalëngadalë po rrezikon që të shembet e gjitha.

Në këtë argjinaturë janë investuar afro 200 milion lekë,  por në vetëm pak vite uji e ka dëmtuar në shumë pjesë. Kjo pikë është më e rëndësishmja në zonën e Nëshkodrës për të  parandaluar rrezikun e përmbytjeve, pasi ketu përqendrohet përplasja e parë dhe më e rënda e ujrave të Bunës me brigjet e Dajçit.

Ndërkohë , argjinatura e lumit Kir, e cila shërben për të mbrojtur nga përmbytjet fshatrat Bardhaj, Kuç e Vukatanë po dëmtohet cdo ditë , jo vetëm nga cilësia e dobët e punimeve që është bërë , por edhe nga dora e njerëzve të papërgjegjshëm.

Janë mbi 100 familje që banojnë  në të dy anët e përroit të Oblikës në njësinë administrative të Anës së Malit. Mirëpo rreziku është evident kur po futemi në stinën e dimrit pasi shtrati i përroit i ndihmuar edhe nga ndërhyrjet e bëra pa kriter ka pësuar devijime dhe bashkë me të dhe argjinatura dhe çarja e plotë e saj, do të sillte pasoja të paparashikueshme. Sikur të mos mjaftonte dëmtimi, në argjinaturën ku kaloi përroi i fshatit hidhen çdo ditë sasi të mëdha mbeturinash dhe inertesh.

Përballë kësaj situate institucionet përgjegjëse tregohen indiferente edhe pse e dinë që dëmet që mund t’i shkaktojnë lumenjtë banesave mund të jenë të parikuperueshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Media britanike “Express”: Shqipëria ndër destinacionet më të mira evropiane për pushime

Ekspertët e udhëtimit këmbëngulin që të vizitoni këtë vend të bukur me ujëra të kristalta,…

3 hours ago

Horoskopi për ditën e sotme, 1 prill 2025

DashiNë punë, mos u shqetësoni nga kritikat e padrejta; një analizë e qetë e projekteve…

3 hours ago

Parashikimi i motit, e martë, 1 prill 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të vijojë…

3 hours ago

“Giro d’Italia 2025”/ Zyrtarizohen 23 skuadrat pjesëmarrëse

Ditën e sotme në Itali janë zyrtarizuar 23 skuadrat pjesëmarrëse në “Giro d’Italia 2025”. Siç…

4 hours ago

Moti për ditën e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht…

4 hours ago

Berisha prezanton planin për uljen e çmimeve të banesave

Kreu demokrat Sali Berisha ka prezantuar këtë të hënë (31 mars) planin për uljen e…

22 hours ago

This website uses cookies.