Arinaldo Rrapaj, “Topi i Artë 2023” për meshkuj

Arinaldo Rrapaj

Arinaldo Rrapaj

Arinaldo Rrapaj është fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2023, duke u shpallur kështu futbollisti më i mirë në Shqipëri. Në ceremoninë e zhvilluar në “Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit” mbrëmjen e sotme, Rrapaj u shpall futbollisti më i votuar mes kandidatëve të tjerë, Florent Hasani dhe Bekim Balaj.

Ky është “Topi i Artë” i parë në karrierën e mesfushorit të Partizanit, teksa ky çmim iu dorëzua nga i ftuari special i FSHF-së në Mbrëmjen Gala, ish-kampioni i Botës me Italinë, Ambasadori i UEFA-s, Gianluca Zambrotta, i cili u shpreh i lumtur që ishte pjesë e kësaj mbrëmje magjike.

Fituesi i “Topit të Artë” Arinaldo Rrapaj u shpreh i emocionuar që është vlerësuar me këtë çmim.

“Për mua është një emocion shumë i veçantë. Dua të falënderoj FSHF-në dhe njerëzit që kanë votuar për mua. Falënderoj Partizanin, Presidentin Demi dhe shokët e ekipit pa të cilët nuk do të isha këtu sot. Falënderoj sidomos familjen time, që më ka qëndruar pranë gjithmonë në momente të mira dhe të këqija. Këtë trofe ua dedikoj atyre” – tha Rrapaj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.