“Ariu” në Teatrin “Migjeni”, të rinjtë postribakë përfaqësuan shkollën e tyre me pjesë nga Çehov
Teatri “Migjeni” prej ditësh është bërë skena ku të rinjtë shfaqin aftësitë e tyre në aktrim si pjesë e Festivalit Teatror për të Rinj. Radhën për të interpretuar në të e kishte shkolla e mesme “Adem Haxhija” e Njësisë Administrative Postribë.
Nën kujdesin e aktorit Simon Shkreli, në rolin e regjisorit, të rinjtë pjesëmarrës sollën për spektatorët shfaqjen “Ariu” të dramaturgut rus Anton Çehov. Mesazhi i saj ka të bëjë me triumfin e dashurisë mbi urrejtjen.
“I duhen dhënë më shumë mundësi të rinjve të talentuar”, shprehet regjisori Shkreli, teksa vlerëson bashkëpunimin me ta si dhe zgjerimin gjeografik të festivalit përtej Shkodrës.
Shkolla të tjera do të vijojnë të prezantohen për publikun me shfaqjet e tyre në teatrin “Migjeni” edhe përgjatë ditëve në vijim.