Arjon e Klinsman Hasaj “arrest me burg”- Vëllezërit nuk dëshmojnë në gjykatë, asnjë familjar i pranishëm

arjon e klinsman hasaj arrestohen

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati rreth 40 minuta, pa zhvillime të mëtejshme publike.

Gjatë seancës gjyqësore mësohet se asnjë nga vëllezërit Hasaj nuk ka dëshmuar. Prokuroria ka paraqitur prova, përfshirë gjurmët balistike, të cilat tregojnë se gëzhojat e gjetura në vendngjarje përputhen me armën e gjetur të groposur pranë banesës së familjes Hasaj.

Ky fakt e forcon akuzën për vrasjen e Ramazan Mataj, duke vërtetuar lidhjen e armës me ngjarjen.

 Pala mbrojtëse kërkoi që për Klisman Hasaj të jepet masa arresti shtëpie, duke argumentuar se ai nuk kishte marrë pjesë në atentat, por kërkesa u kundërshtua nga gjyqtarja Irida Barkaj.

Ajo vendosi të mbajë masën e arrestit me burg për të dy vëllezërit Hasaj, duke konsideruar se nuk ishin plotësuar kushtet për një ndryshim të masës së sigurisë. Asnjë familjar i tyre nuk ka qenë i pranishëm jashtë sallës së gjyqit. Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e datës 4 janar, ku Arjon Hasaj dyshohet të ketë ekzekutuar në Dragoc të Postrribës, 33 vjeçarin Ramazan Mataj,  pasi ky i fundit ka pasur lidhje dashurie me motrën e tyre ku si shkak i kësaj lidhje është divorcuar dy herë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.