Arkeologu francez me zemër shqiptare, ekspozita në kuadër të 100-vjetorit të misionit francez në Apoloni
Një shekull më pare, Leon Rey do të kryesonte misionin francez arkeologjik në Apoloni, mision që do ta vazhdonte për 14 vjet me radhë. Për herë të parë në arkeologji, ai përdori metodën e fotografimit nga lart të rrënojave antike, duke shfrytëzuar avionët luftarakë francezë.
Këto fotografi u sollën për publikun përmes ekspozitës së shfaqur në Muzeun Historik të Shkodrës.
Misioni francez i një shekulli më parë shërben si një model frymëzimi në kërkim të trashëgimisë kulturore në pasuritë e arealit arkeologjik të Shkodrës.
Ekspozita të tilla shërbejnë për të promovuar edhe më shumë rëndësinë e antikitetit dhe pasurinë monumentale që mban vendi ynë.