Arkitekti i Napolit kampion, Luciano Spalletti fiton çmimin “Pankina e artë”
Në qëndrën teknike të Kovercianos u zhvillua sot edicioni i tridhjetë e dytë i çmimit “Pankina e artë”, ceremonia që vlerëson trajnerët më të mirë të sezonit të kaluar.
61 trajnerët që votuan dhanë mendimin e tyre: dhe fitues u shpall Luciano Spalletti, aktualisht trajner i kombëtares italiane, që udhëhoqi Napolin drejt titullit kampion sezonin e kaluar.
Spalletti mori 42 vota, në vendin e dytë me gjashtë vota u rendit Simone Inzaghi i Interit, ndërsa në vendin e tretë Stefano Pioli i Milanit me tre vota.
Vitin e kaluar çmimin “Pankina e artë” për sezonin 2021/22 e fitoi trajneri i Milanit, Stefano Pioli.