Arkivohet çështja ndaj Shakirës, këngëtarja e famshme akuzohej për evazion fiskal
Një gjykatë spanjolle ka urdhëruar arkivimin e çështjes së ngritur ndaj ylli kolumbian të popit Shakira, pas një kërkese të paraqitur nga prokurorët.
Çështja në fjalë u hap në muajin korrik të vitit të shkuar, kur Shakira u akuza se kishte përdorur një rrjet kompanish, disa prej të cilave me seli në parajsa fiskale, për të mashtruar zyrën spanjolle të taksave, duke mos paguar 6.6 milionë euro detyrime në vitin 2018.
Një muaj pas nisjes së hetimit, këngëtarja e famshme pagoi këtë shumë për të shlyer detyrimet që i kishte shtetit spanjoll. Në nëntor të 2023-it, Shakira ndërkohë arriti marrëveshje me prokurorët në lidhje me një tjetër çështje për mashtrim tatimor në lidhje me fitimet e saj nga viti 2012 deri në 2014, vite për të cilat prokurorët pretenduan se ajo jetonte në Spanjë, por të regjistruar si rezidencë zyrtare kishte një vend tjetër.
Sipas ligjit spanjoll, ata që jetojnë më shumë se gjashtë muaj në atë vend, konsiderohen rezidentë për arsye tatimore. Në bazë të marrëveshjes arritur me prokurorët në lidhje me këtë çështje, Shakira pagoi 7.5 milionë euro.