Armando Broja nuk fshihet: Jam gati
“Klubi? Gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç do ti. Zgjedhjet i bën trajneri. Ai e ka në dorë. Por kur vij këtu është një tjetër emocion, është bukur kur bashkohem me çunat”, kështu është shprehur sulmuesi, Armando Broja pas ndeshjes së fituar 3-0 përballë Lihtenshtejnit ku ai shënoi golin e parë.
“Këtu mund të luaj futboll ashtu siç dua unë, futboll të bukur. Jam gjithmonë gati, jap maksimumin, jam këtu për të ndihmuar ekipin, me gola dhe asistime, sepse kjo është detyra e një sulmuesi”.
“Kam 2 vite jashtë Kombëtares për shkak dëmtimi, por e njohim shumë mirë njëri-tjetrin, trajneri na ka bashkuar si ekip, rrimë të gjithë bashkë edhe jashtë stërvitjes. Kemi punuar shumë, jemi përgatitur mirë”.