Armë dhe kanabis në makinë / Policia e Shkodrës prangos dy të rinj, 18 dhe 23 vjeç
Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara në zbatim të planeve operacionale “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, nga strukturat e DVP Shkodër është goditur një rast në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe një rast në fushën e narkotikëve. Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër, në rrugën “Ethem Osmani”, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Audi” me të cilin qarkullonin 2 shtetas. Gjatë kontrollit në këtë automjet dhe kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë që dyshohet se e posedontenjëri prej të arrestuarve . dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis që dyshohet se e posedonte shtetasi tjetër. Arma e zjarrit pistoletë dhe lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 2 celularë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.