Armëpushimi dhe lirimi i pengjeve-Katari: Hamasi dhe Izraeli më afër se kurrë marrëveshjes

Hamasi dhe Izraeli më afër

Ministria e Jashtme e Katarit ka bërë të ditur se  Izraeli dhe Hamasi janë më afër se kurrë arritjes së armëpushimit dhe marrëveshjes së pengjeve në Gaza sesa në çdo kohë në të kaluarën.

Për herë të parë, delegacionet nga Izraeli dhe Hamasi ndodhen në të njëjtën ndërtesë në Doha për negociata, por nuk po zhvillojnë bisedime të drejtpërdrejta.

Të dërguarit e Presidentit Biden dhe Presidentit të zgjedhur Donald Trump ndodhen gjithashtu në Doha ndërsa dje Biden foli për bisedimet e armëpushimit në fjalimin e fundit të politikës së jashtme të presidencës së tij.

Për luftën midis Izraelit dhe Hamasit, ne jemi në prag të një propozimi që e parashtrova në detaje muaj më parë që më në fund të realizohet”, tha Biden.

Javën e kaluar, Biden njoftoi Kongresin për shitjen e armëve prej 8 miliardë dollarësh në Izrael. Ndërkohë, Izraeli po vijon sulmet në Gazë, ku sot pas një sulmi ajror la të vrarë nëntë palestinezë, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.