“Armëpushimi i menjëhershëm për Gaza-n”, Shtetet e Bashkuara vendosin veto ndaj rezolutës së Algjerisë
SHBA-ja vuri edhe një herë veto ndaj përpjekjes së fundit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Rripin e rrethuar të Gazas, ku numri zyrtar i të vdekurve po afrohet me shpejtësi në 30.000-ve. Projektrezoluta e paraqitur nga Algjeria mori mbështetje të gjerë në Këshill me 13 nga 15 shtetet e saj anëtare që votuan pro.
SHBA-ja ishte vendi i vetëm që votoi kundër dhe si një anëtare e përhershme e Këshillit, kundërshtimi i saj i ndali rrugën rezolutës. Ndërsa, Mbretëria e Bashkuar, një tjetër anëtare e përhershme, abstenoi. Përpara vetos së pritshme të SHBA-së, Amar Bendjama, i dërguari i Algjerisë në OKB, tha se votimi kundër sinjalizon mbështetje “për vrasjen dhe urrejtjen”. “Secili prej nesh vendos se ku do të qëndrojmë në këtë kapitull tragjik të historisë”,- tha ai para votimit.
Por, ambasadorja e SHBA-ve Linda Thomas-Greenfield tha duke mbrojtur një rezolutë për armëpushim të përkohshëm të paraqitur nga Uashingtoni, tha se vota pra rezolutës së Algjerisë për armëpushim të menjëhershëm, do të ishte e papërgjegjshme, pasi do të vinte në rrezik negociatat e zhvilluara gjatë gjithë kësaj kohe.
Ndërkohë, gjendja e popullsisë në enklave po rendohet gjithnjë e më tepër, ndërsa tashmë edhe Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (ËFP) ka pezulluar përkohësisht shpërndarjen e ndihmave ushqimore. Sipas vlerësimeve të OKB-së, në më shumë se katër muaj luftime të pamëshirshme është rrafshuar pjesa më të madhe e territorit bregdetar, 2.2 milionë janë njerëz në prag të urisë dhe është zhvendosur tre e katërta e popullsisë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga bombardimet izraelite në Rripin e Bllokuar të Gazas u vranë 103 persona sipas Gjysmëhënës së Kuqe palestineze.