Armëpushimi Izrael-Hamas do të fillojë mëngjesin e së premtes, pritet të lirohen 18 pengje
Një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit do të fillojë në orën 7 të mëngjesit me orën lokale, të premten dhe pengjet civilë do të lirohen në orën 16:00, njoftoi Katari.
Trembëdhjetë gra dhe fëmijë do të lirohen, sipas një zëdhënësi të ministrisë së jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari.
Lista e pengjeve që pritet të lirohen i është dorëzuar shërbimit të inteligjencës izraelite Mossad.
Izraeli ka bombarduar vende në Gaza pas një vonese të armëpushimit, që fillimisht pritej të enjten. Ushtria izraelite tha se 300 objektiva u goditën. Marrëveshja ishte një përparim pas javësh luftimesh./ CNN