Armëpushimi Izrael-Hamas hyn në ditën e fundit. Bajden: Qëllimi ynë, shtyrja e marrëveshjes
Armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në 24 orëshin e fundit të armëpushimit 4-ditor.
Pauza që filloi të premten ka parë dhjetëra pengje të liruara, me më shumë se 100 të burgosur palestinezë të liruar nga Izraeli në këmbim.
Vëmendja tani është kthyer nëse armëpushimi do të zgjatet përpara përfundimit të tij të planifikuar herët në mëngjesin e së martës.
Presidenti amerikan Xho Bajden (Joe Biden) deklaroi se qëllimi i SBA-së është zgjatja e armëpushimit përtej së martës.
“Ky është qëllimi im, ky është qëllimi ynë, ta mbajmë këtë pauzë përtej së nesërmes, në mënyrë që të mund të vazhdojmë të shohim më shumë pengje të dalin dhe të shtojnë më shumë ndihmë humanitare për ata që kanë nevojë në Gaza”, u spre Bajden.
Hamasi ka sinjalizuar gatishmërinë e tij për të zgjatur armëpushimin “dy deri në katër ditë”.
Izraeli përballet me presion të madh nga familjet e pengjeve, si dhe nga aleatët, për të zgjatur armëpushimin për të siguruar më shumë lirime. Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të dielën se kishte folur me Bajden dhe do të mirëpriste zgjatjen e armëpushimit të përkohshëm nëse kjo do të thoshte që çdo ditë shtesë do të liroheshin 10 robër.