Categories: BotaLajme

Armëpushimi Izrael-Hamas hyn në ditën e fundit. Bajden: Qëllimi ynë, shtyrja e marrëveshjes

Armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në 24 orëshin e fundit të armëpushimit 4-ditor.

Pauza që filloi të premten ka parë dhjetëra pengje të liruara, me më shumë se 100 të burgosur palestinezë të liruar nga Izraeli në këmbim.

Vëmendja tani është kthyer nëse armëpushimi do të zgjatet përpara përfundimit të tij të planifikuar herët në mëngjesin e së martës.

Presidenti amerikan Xho Bajden (Joe Biden) deklaroi se qëllimi i SBA-së është zgjatja e armëpushimit përtej së martës.

Ky është qëllimi im, ky është qëllimi ynë, ta mbajmë këtë pauzë përtej së nesërmes, në mënyrë që të mund të vazhdojmë të shohim më shumë pengje të dalin dhe të shtojnë më shumë ndihmë humanitare për ata që kanë nevojë në Gaza”, u spre Bajden.

Hamasi ka sinjalizuar gatishmërinë e tij për të zgjatur armëpushimin “dy deri në katër ditë”.

Izraeli përballet me presion të madh nga familjet e pengjeve, si dhe nga aleatët, për të zgjatur armëpushimin për të siguruar më shumë lirime. Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të dielën se kishte folur me Bajden dhe do të mirëpriste zgjatjen e armëpushimit të përkohshëm nëse kjo do të thoshte që çdo ditë shtesë do të liroheshin 10 robër.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

14 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

14 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

15 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

15 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

15 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

15 hours ago

This website uses cookies.