Armëpushimi me Izraelin, Kina: Flakët e luftës nuk duhet të rindizen më në Gaza

Wang Yi

Wang Yi

Diplomati i lartë kinez, Wang Yi do të kryesojë një takim të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar çështjen e Palestinës të mërkurën. Kina është kryesuesja aktuale e radhës së Këshillit të Sigurimit.

Çështja kryesore tani qëndron në atë nëse marrëveshja e përkohshme e armëpushimit mund të zgjatet” tha Wang.

Diskutimet e Wang me shefin e OKB-së vijnë pasi raportet sugjerojnë se bisedimet janë duke u zhvilluar në Katar për një marrëveshje të re për një pauzë humanitare afatgjatë në luftimet në Gaza.

Ai tha se pozicioni i Kinës është që “të mos lejojë kurrë të rindizet flaka e luftës”, ndërkohë që duhet të arrihet një “armëpushim gjithëpërfshirës” në Gaza.

Duke theksuar se furnizimet humanitare duhet të lejohen të hyjnë në Gaza “të papenguar”, Wang tha se duhet të hapen më shumë pika kalimi në Gaza.

“Duhet të krijohet një mekanizëm efektiv mbikëqyrës,” tha ai, duke kërkuar lirimin e të arrestuarve.

Për zgjidhjen e konfliktit, Wang përsëriti kërkesën për “një konferencë ndërkombëtare paqeje më autoritative, më të gjerë dhe më efektive që do të mblidhet sa më shpejt të jetë e mundur” për të formuluar një udhërrëfyes për rifillimin e “zgjidhjes me dy shtete”.

Një marrëveshje për një pauzë humanitare katër-ditore midis Izraelit dhe grupit të rezistencës palestineze Hamas u arrit javën e kaluar, e cila u zgjat edhe dy ditë deri të mërkurën, për të kryer shkëmbimin e të burgosurve.

Deri më tani, 180 palestinezë dhe 62 izraelitë janë liruar nga të dyja palët gjatë pauzës humanitare.

Izraeli nisi një fushatë masive ushtarake në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Që atëherë ka vrarë mbi 15,000 njerëz, duke përfshirë 6,150 fëmijë dhe 4,000 gra, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë. Numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është 1200.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.