qytetaret ne Gaza
Një punonjës i ndihmës që jeton në Gaza është shprehur se armëpushimi u ka dhënë njerëzve mundësinë të “ecin të sigurt në rrugë”, të kontrollojnë anëtarët e familjes dhe shtëpitë e tyre dhe të pikëllojnë humbjen e të dashurve.
“Kjo është hera e parë që prej shtatë javësh që ne ishim në gjendje të ecnim të sigurt në rrugë, të flinim të sigurt, të ishim në rrugë pa pasur atë ndjenjën se mund të bombardoheshit në çdo sekondë,” Yousef Hammash, një punonjës i ndihmës në Këshillin Norvegjez të Refugjatëve”, tha Alex Marquardt i CNN.
“Ne jetuam këto tre ditë dhe nesër do të jetojmë ditën e katërt, por po përgatitemi që të vdesim në ditën e pestë. Kjo është situata në Gaza”, tha Hammash, duke iu referuar armëpushimit katërditor.
Hammash, i cili ka dy fëmijë, tha se ditët e fundit e kanë lejuar atë të kërkojë furnizime për familjen e tij përpara muajve të dimrit, megjithatë katër ditë nuk janë të mjaftueshme. “Është një mision i pamundur” dhe “ajo që na nevojitet është masive” për sa i përket ndihmës humanitare, tha ai, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të arrijë një marrëveshje të përhershme paqeje.
Izraeli dhe Hamasi kanë shprehur interes për zgjatjen e armëpushimit, një veprim i cili ka mbështetjen e vendeve kyçe, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Katarin.
Armëpushimi i rënë dakord tashmë përfshin një dispozitë për një zgjatje të një dite shtesë për çdo 10 pengje që Hamasi është gati të lirojë.
Një marrëveshje e tillë nuk është shpallur ende.
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.