“Aromë Budapesti” në Shkodër – Roland Tasho çel ekspozitën e tij në mjediset e Bashkisë Shkodër
“Aromë Budapesti” në Shkodër – Roland Tasho çel ekspozitën e tij në mjediset e Bashkisë Shkodër
“Aromë Budapesti” ka qënë ekspozita e cila është hapur sot në ambjentet e Bashkisë Shkodër e autorit Roland Tasho.
Prezent në hapjen e kësaj ekspozite ka qënë kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, dhe Ambasadorja e Hungarisë në Shqipëri, Martina Kasnyik.
Gjatë fjalës së tij në hapjen e ekpozitës, përvec vlerësimit për autorin, kryebashkiaku Benet Beci vuri theksin tek bashkëpunimi mes Shkodrës dhe Hungarisë në fushën e turizmit dhe të KIulturës.
Nga ana e saj Ambasadorja e Hungarisë në Shqipëri, Martina Kasnyik, u ndal tek hapat konkret të bashkëpunimit mes Shkodrës dhe Hungarisë kryesisht në fushën e turizmit dhe bashkëpunimit të bizneseve hungareze me ato shkodrane.
Jam e lumtur që jam sot këtu për të hapur këtë ekspozitë, por në asnjë moment nuk mund të harroj hapësirat e tjera të bashkëpunimit me Bashkine Shkodër, ku një nga bashkëpumet kryesore është ajo për turizmin, për agrikulturën dhe industrinë ushqimore.
Ambasada po bën gjithçka është e mundur në rritjen e bashkëpunimit mes bizneseve hungareze me ato të territorit të Bashkisë Shkodër.