Aromë festive/Në Shkodër krahas dekorit, ndryshe këtë vit edhe aktivitetet
![SHKODRA festive](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/11/SHKODRA-festive.png?fit=1024%2C465&ssl=1)
SHKODRA festive
Aroma e festave të nëntorit dhe ajo e fundvitit në Shkodër këtë vit po ndjehet më herët. Prej ditësh Bashkia e qytetit ka nis të zbukurojë pedonalen. Krahas dekorit, drejtuesit e kulturës në Bashkinë Shkodër tregojnë se do të ketë edhe një sërë aktivitetesh veçanërisht gjatë këtyre ditëve të festave kombëtare. Krahas Sallonit të Vjeshtës i cili është ndër aktivitetet e kthyera tashmë në traditë, e veçantë mbetet gjithpërfshirja këtë vit, që nga fëmijët e deri tek të moshuarit apo personat me aftësi ndryshe. Bashkia Shkodër apelon ndaj qytetarëve që të bëhen pjesë e aktiviteteve në mënyrë që të ketë më shumë ngjyra dhe festë…!