Arqipeshkëvi uron besimtarët muslimanë/Imzot Massafra: Urime Bajramin, lutemi për mirësi dhe paqe në botë
Arqipeshkëvi i Shkodrës imzot Angelo Massafra ka uruar besimtarët muslimanë në ditën e Fiter Bajramit. Imzot Angelo Massfra me një letër drejtuar myftiut të Shkodrës, i uroi besimtarëve myslimanë këtë festë të rëndësishme.Ndër të tjera Massafra shkruan: Festa e Bajramit vjen pas agjërimit dhe lutjes që bëtë gjatë muajit të Ramazanit, i cili është i rëndësishëm për jetën e bashkësisë muslimane dhe uroj ti ketë dhënë secilit një forcë të re në jetën shpirtërore personale, shoqërore e familjare në këtë kohë të vështirë. Dikasteri Papnor për dialog ndërfetar ju shpreh urimet më të mira me uratë dhe përgëzime ku sivjet mesazhi i tij ka si moto “Të krishterë e muslimanë, të shuajmë zjarrin e luftës e të ndezim qiriun e paqes. Asnjë luftë nuk është e shenjtë, e shenjtë është vetëm paqja. Zoti i mëshirshëm dhe i gjithpushtetshëm na ndihmoftë secilin të ecim gjithmonë në rrugën e mirësisë, dhembshurisë dhe të paqes dhe lusim për paqen në Ukrainë, në Palestinë, në Izrael e mbarë botën, përfundon në urimin e tij Imzot Angelo Massafra.