Arqipeshkvi i kthen vizitën Myftisë / Sytari dhe Massafra bashkëbisedojnë për interesa të përbashkëta
Paraditen e kësaj të mërkure Myftiu i Zonës Shkodër, Imam Muhamed Sytari, priti Arqipeshkëvin e Shkodër-Pult, mons. Angjelo Massafra. Kjo vizitë vjen në atmosferën e begatë të përkujtimit të 33-vjetorit të rihapjes së objekteve të kultit në Shkodër dhe zhvillimit të ceremonive masive, pas periudhës së egër të ndalimit të fesë me ligj në Shqipëri.Myftiu Sytari dhe Arqipeshkëvi Massafra ndanë bashkërisht biseda të dobishme rreth besimit, trashëgimisë kulturore, historisë dhe vlerave të lirisë dhe diversitetit.U soll në vëmendje kontributi i prijësve fetarë për edukimin e individit dhe shoqërisë me vlerat më të mira të harmonisë, solidaritetit, tolerancës dhe bashkëpunimit për të mirën e përbashkët.Këto takime mbeten dëshmi e forcimit të mëtejshëm të frymës së harmonisë në mesin e komuniteteve fetare dhe garanci e ruajtjes së traditave të lashta të bashkëjetesës në diversitet.Më herët Imzot Angelo Massafra priti në një vizitë kortezie në ambientet e Arqipeshkvisë, Myftiun e Shkodrës.
Gjatë këtij takimi, u diskutua për çështje me interes të përbashkët, si dhe u këmbyen lutje për mbarësi dhe bekime.