Arqipeshkvi uron Ramazanin – Imzot Peragine mesazh myftiut të Shkodrës, imam Muhamed Sytari

Në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit për besimtarët myslimanë, arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult, imzot Giovanni Peragine, dërgoi një mesazh urimi myftiut të zonës Shkodër, imam Muhamed Sytarit.
“Fillimi i këtij muaji le të jetë fillimi i një përvoje më të fortë me zotin, i një bashkimi me hyjin dhe me urdhërimet e tij.
Ndërkohë që ju filloni Ramazanin, ne katolikët javën e ardhshme hyjmë në kohën e krezhmes, domethënë edhe ne jemi në kohën e lutjes, agjërimit dhe solidaritetit, prandaj t’ia kushtojmë Zotit këto lutje dhe sakrifica të përbashkëta për rikthimin e paqes në vendet ku ka luftë”, vijon mes të tjerash mesazhi i arqipeshkvit Peragine.