Arratiset nga burgu i Lezhës i dënuari, policia: Shpërblim 10 mijë euro kush jep informacion

Arratiset nga burgu i Lezhës

Arratiset një i burgosur në Shënkoll te Lezhës. Sipas burimeve për RTSH, mësohet se i dënuari është arratisur gjatë natës dhe bëhet fjalë për shtetasin Daut Laze i dënuar për dhunë në familje.

Ai ishte i shtruar në dhomën e mjekimeve të burgut të Lezhës, ku dyshohet të ketë shfrytëzuar mundësinë për t’u arratisur.

Nga të dhënat dhe veprimet e kryera, rezulton se i dënuari ka kapërcyer murin në anën jugore të burgut dhe është arratisur, ndërsa nuk është konstatuar nga punonjësit e shërbimit. Në terren ndodhet policia të cilët po kryejnë kontrolle për kapjen e tij, e po ashtu në burgun e Shënkollit ka mbërritur dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose.

Ende nuk dihet rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij si dhe hetimet në lidhje me rastin.

Sakaq, Policia me anë të një deklarate, ka bërë me dije se Daut Laze përbën rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe ka ofruar shpërblim 10 mijë euro për këdo që jep informacion që çon në kapjen e të dënuarit.

Sqarojmë se shtetasi Daut Laze është arrestuar në vitin 2021, për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe në vitin 2024, Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën “Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor”.

49-vjeçari paraqet rrezikshmëri shoqërore, prandaj kërkojmë ndihmën e qytetarëve, për të njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit, për çdo të dhënë në lidhje me vendndodhjen e tij.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 49-vjeçarit.

Policia e Shtetit ka vendosur shpërblimin 10 000 euro për çdo informacion të vlefshëm mbi vendndodhjen e këtij shtetasi. Qytetarët mund të njoftojnë në numrin pa pagesë 112 të Policisë së Shtetit dhe në numrin 068 200 29 61, të vendosur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve”, thuhet në njoftim.

Laze u arrestua më 16 nëntor të vitit 2021 për dhunë në familje. Sipas informacione paraprake, ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Me vendimin nr. 528, datë 4 nëntor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte vendosur ndaj tij masën mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, sipas nenit 46 të Kodit Penal.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.