Arratisja në tentativë e alpinistit shkodran / Vuko Brajoviç: Ika prej orës së mësimit, eca me këmbë nga mali i Taraboshit

vojo

vojo

Në prillin e vitit 1982 në Shkodër u hap fjala se një alpinist do të arratisej drejt ish-Jugosllavisë me këmbë nga mali i Taraboshit. Bëhet fjalë për Vuko Brajoviç 58 vjeç nga fshati Grilë i Malësisë së Madhe,  i cili në atë kohë ishte pjesë e ekipit të Vllaznisë në alpinizëm. Vetëm 18 vjeç, maturant në shkollën profesionale “Kolë Indromeno”, për një moment vendos të largohet nga ora e mësimit dhe të niset në këmbë për një ëndërr e cila iu pre në mes, sepse tentativa për t’u arratisur dështoi sapo mbërriti në klonin e fshatit Zogaj duke u ndeshur me patrullën e ushtrisë.

Më 3 shtator 1982, Gjykata e Rrethit të Shkodrës e deklaroi fajtor për “tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit të mbetur në tentativë”, dhe e dënoi me dhjetë vjet heqje lirie.

Vuko Brajovic jeton me familjen e tij jashtë vendit prej afro tre dekadash, dhe ai sot është rikthyer në Shkodër për të kaluar me të afërmit e miqtë festat e fundvitit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.