vojo
Në prillin e vitit 1982 në Shkodër u hap fjala se një alpinist do të arratisej drejt ish-Jugosllavisë me këmbë nga mali i Taraboshit. Bëhet fjalë për Vuko Brajoviç 58 vjeç nga fshati Grilë i Malësisë së Madhe, i cili në atë kohë ishte pjesë e ekipit të Vllaznisë në alpinizëm. Vetëm 18 vjeç, maturant në shkollën profesionale “Kolë Indromeno”, për një moment vendos të largohet nga ora e mësimit dhe të niset në këmbë për një ëndërr e cila iu pre në mes, sepse tentativa për t’u arratisur dështoi sapo mbërriti në klonin e fshatit Zogaj duke u ndeshur me patrullën e ushtrisë.
Më 3 shtator 1982, Gjykata e Rrethit të Shkodrës e deklaroi fajtor për “tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit të mbetur në tentativë”, dhe e dënoi me dhjetë vjet heqje lirie.
Vuko Brajovic jeton me familjen e tij jashtë vendit prej afro tre dekadash, dhe ai sot është rikthyer në Shkodër për të kaluar me të afërmit e miqtë festat e fundvitit.
Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…
Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…
Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…
Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
This website uses cookies.