Arrest me burg për Ruben Saraiva / Autor i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin

arrest me burg ruben

arrest me burg ruben

Shtetasi portugez Ruben Saraiva, i dyshuar si autor i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, ka dalë sot para gjykatës ku është njohur me masën ‘arrest me burg’.

Portugezi, i cili u ekstradua nga Maroku paraditen e së dielës, u njoh këtë të martë me rivlerësimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Lezhës, e cila vendosi që të qëndrojë në burg pa afat.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura ai mësohet të jetë shprehur se është njohur nga mediat me akuzat e ngritura ndaj tij, duke i kërkuar gjykatës që t’i vihet në dispozicion dosja hetimore, ndërsa u përfaqësua në gjyq nga një avokat i caktuar nga shteti.

Gjatë seancës gjyqësore për rivlerësimin e masës së sigurisë, portugezi Ruben Saraiva u shoqërua nga forca të shumta policie për të garantuar sigurinë, ndërsa ai do të qëndrojë në paraburgim të sigurisë së lartë. Vendimi për ekstradimin e vrasësit të dyshuar me pagesë u dha nga Gjykata e Marokut rreth dy javë më parë. Për të përmbyllur ekstradimin e Ruben Saraivës, ndërhyri Interpol, agjencia e cila bashkëpunoi me autoritetet shqiptare për lokalizimin e portugezit në Marok rreth 7 muaj më parë. Po për vrasjen e Nikulajt janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia si porositës.

Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në Shqipëri. Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër në qytetin e Lezhës, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.