30-vjeçari i arrestuar nga policia e Lezhës, pasi tentoi të vriste ish-deputetin e Partisë Socialiste, Armando Prenga do të qëndrojë në burg. Fatbardh Ismaili, u njoh me rivlerësimin e masës së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij në Gjykatën e Lezhës.
Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, gjyqtarja Eglantina Biba pranoi kërkesën e prokurorit Françesk Ganaj dhe caktoi masën e sigurisë “Arrest në Burg”, pa afat për 30-vjeçarin Fatbardh Ismaili, ndaj të cilit janë ngritur akuzat “Vrasje me dashje’ mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”. I riu u arrestua pas 9 muajsh arrati, pasi me 17 maj 2023, qëlloi me armë zjarri ndaj ish-deputetit të PS, Armando Prenga, pas një konflikti për numërimin e votave që babai i autorit kishte patur me ish-ligjvënësin.
Dy ditë më vonë 30-vjeçari tentoi të marrte hak, duke qëlluar në drejtim të automjetit të ish-deputetit Armando Prenga i cili po lëvizte i vetëm në aksin rrugor Laç-Patok. Autori qëlloi plot tre herë ndaj, tij por fatmirësisht asnjëri nga plumbat nuk e prekur 49-vjeçarin i cili njoftoi menjëherë policinë për ngjarjen.
Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…
Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…
Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…
Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
This website uses cookies.