“Arrest shtëpie” për nxënësin që goditi mësuesen, Laska: Ende në hetim, masa do ndryshojë
“Arrest shtëpie” është masa e vendosur nga Gjykata e Lezhës për 16 vjeçarin që goditi me karrige mësuesen në gjimnazin “Hydajet Lezha”. Në emisionin “Jetë Shqiptare” për të folur mbi vendimin e gjykatës, kanë qenë psikologia Rudina Koromani dhe avokati Elton Laska.
Ky i fundit u shpreh se ndaj 16-vjeçarit, Gjykata ka vendosur vetëm masën e sigurisë “arrest shtëpie”, masë e cila do të thyhet në momentin që 16-vjeçari do të transferohet në gjimnaz tjetër.
Laska u shpreh se nuk ka ende një alkuzë zyrtare të ngritur nga Gjykata pasi ccështja është ende nën hetim. Avokati theksoi se është kërkuar vetëm masë sigurimi, me qëllim mosagravimin e situatës.
“Është vendim për masë arresti për të mitur. Kjo masë arresti do ndryshojë në kohën kur ai do duhet të frekuentojë shkollën. Është vendim gjykate i bazuar në ligj dhe prova.
Ka ende hetime mbi atë ngjarje të rëndë, në kuptimin e moshës dhe verimit që është kryer në ambientet e shkollës.
Gjykata ka marrë masat dhe i ka vendosur me qëllim që të mos ketë agravim të situatës. Çfarë e përcakton ndryshimin e masës ‘arrest shtëpie”
Vendimi i gjykatës është vendim i cili detyron të miturin të qëndrojë në shtëpi gjatë kohës që nuk ka nagazhime me shkollën. Në momentin që duhet të shkojë në shkollë, dpo duhet ta frekuentojë.
Më duket se dhe pala mbrojtëse e të miturit do i drejtohet gjykatës duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë pasi do duhet që drejtoria armsimore do duhet të vendosë transferimin e gjimnazitpër 16-vjeccarin.
Ai është gjimnazi kryesor dhe do duhet të gjendet zgjidhje alternative që i mituri të frekuentojë shkollën.
Gjykata i ka marrë parasysh të gjitha arsyetimet në lidhje me formimin e këtij fëmije, me atë që ka sugjeruar psikologu dhe arsyet e tjera për t’i dhënë mundësi prokurorisë të vijojë hetimet dhe të zbardhë plotësisht këtë ngjarje.
Që në këtë moment kur djali ka dalë para gjykatës, ka vendosur të jetë në arrest shtëpie, por do thyhet në oraret që ai do frekuentojë shkollën. Kjo është masë sigurimi dhe jo gjykim në themel. Çështja është nën hetim.
Akuza e goditjes për shkak të detyrës, e prishjes së rendit e qetësisë publike. Akuzat ngrihen vetëm mbi bazën e provave.
Nuk ka ende akuzë zyrtare në ngritur në gjykatë. Është kërkuar masë sigurimi nga provat dhe indiciet për të mos u agravuar situata.
Shkollat kanë psikolog dhe fëmijët duhet të paraqiten para psikologut. Në këtë fazë hetimesh, por dhe për faktin që ky fëmijë do duhet të ndjekë shkollën nuk është detyruar të ketë shërbim psikologu”, tha Laska.
Ndërsa psikologia Koromani e konsideroi si një vendim të drejtë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj 16-vjeçarit. Ajo u shpreh se të miturit i duhen caktuar disa seanca me psikolog me qëllim, garantimin e mirëqenies së plotë psikologjike të tij.
“Është vendim i mirë. 16 vjeçari është penduar, ka kërkuar falje. Djali është detyruar të ndërrojë shkollë. Më duket vendim i dejtë dhe i pranueshëm. Ka ndikuar dhe opinioni publik. Është bërë veprim shumë i mirë, duke marrë parasysh moshën e fëmijës, historikun familjar.
Në momentin që do mbarojë gjykimi, mendoj që mund të merret parasysh dhe vendosja e marrjes së seancave psikologjike të detyruara për këtë fëmijë.
Mendoj që kur të merret vendimi, fëmijës duhet t’i caktohen disa seanca psikologjie deri në shërimin e tij të plotë, për të garantuar mirëqenien psikologjike të tij”, u shpreh psikologia Koromani.
/rtsh.al/