Categories: LajmeLajme nga Vendi

“Arrest shtëpie” për nxënësin që goditi mësuesen, Laska: Ende në hetim, masa do ndryshojë

“Arrest shtëpie” është masa e vendosur nga Gjykata e Lezhës për 16 vjeçarin që goditi me karrige mësuesen në gjimnazin “Hydajet Lezha”. Në emisionin  “Jetë Shqiptare” për të folur mbi vendimin e gjykatës, kanë qenë psikologia Rudina Koromani dhe avokati Elton Laska.

Ky i fundit u shpreh se ndaj 16-vjeçarit, Gjykata ka vendosur vetëm masën e sigurisë “arrest shtëpie”, masë e cila do të thyhet në momentin që 16-vjeçari do të transferohet në gjimnaz tjetër.

Laska u shpreh se nuk ka ende një alkuzë zyrtare të ngritur nga Gjykata pasi ccështja është ende nën hetim. Avokati theksoi se është kërkuar vetëm masë sigurimi, me qëllim mosagravimin e situatës.

“Është vendim për masë arresti për të mitur. Kjo masë arresti do ndryshojë në kohën kur ai do duhet të frekuentojë shkollën. Është vendim gjykate i bazuar në ligj dhe prova.

Ka ende hetime mbi atë ngjarje të rëndë, në kuptimin e moshës dhe verimit që është kryer në ambientet e shkollës.

Gjykata ka marrë masat dhe i ka vendosur me qëllim që të mos ketë agravim të situatës. Çfarë e përcakton ndryshimin e masës ‘arrest shtëpie”

Vendimi i gjykatës është vendim i cili  detyron të miturin të qëndrojë në shtëpi gjatë kohës që nuk ka nagazhime me shkollën. Në momentin që duhet të shkojë në shkollë, dpo duhet ta frekuentojë.

Më duket se dhe pala mbrojtëse e të miturit do i drejtohet gjykatës duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë pasi do duhet që drejtoria armsimore do duhet të vendosë transferimin e gjimnazitpër 16-vjeccarin.

Ai është gjimnazi kryesor dhe do duhet të gjendet zgjidhje alternative që i mituri të frekuentojë shkollën.

Gjykata i ka marrë parasysh të gjitha arsyetimet në lidhje me formimin e këtij fëmije, me atë që ka sugjeruar psikologu dhe arsyet e tjera për t’i dhënë mundësi prokurorisë të vijojë hetimet dhe të zbardhë plotësisht këtë ngjarje.

Që në këtë moment kur djali ka dalë para gjykatës, ka vendosur të jetë në arrest shtëpie, por do thyhet në oraret që ai do frekuentojë shkollën. Kjo është masë sigurimi dhe jo gjykim në themel. Çështja është nën hetim.

Akuza e goditjes për shkak të detyrës, e prishjes së rendit e qetësisë publike. Akuzat ngrihen vetëm mbi bazën e provave.

Nuk ka ende akuzë zyrtare në ngritur në gjykatë. Është kërkuar masë sigurimi nga provat dhe indiciet për të mos u agravuar situata.

Shkollat kanë psikolog dhe fëmijët duhet të paraqiten para psikologut. Në këtë fazë hetimesh, por dhe për faktin që ky fëmijë do duhet të ndjekë shkollën nuk është detyruar të ketë shërbim psikologu”, tha Laska.

Ndërsa psikologia Koromani e konsideroi si një vendim të drejtë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj 16-vjeçarit. Ajo u shpreh se të miturit i duhen caktuar disa seanca me psikolog me qëllim, garantimin e mirëqenies së plotë psikologjike të tij.

“Është vendim i mirë. 16 vjeçari është penduar, ka kërkuar falje. Djali është detyruar të ndërrojë shkollë. Më duket vendim i dejtë dhe i pranueshëm. Ka ndikuar dhe opinioni publik. Është bërë veprim shumë i mirë, duke marrë parasysh moshën e fëmijës, historikun familjar.

Në momentin që do mbarojë gjykimi, mendoj që mund të  merret parasysh dhe vendosja e marrjes së seancave psikologjike të detyruara për këtë fëmijë.

Mendoj që kur të merret vendimi, fëmijës duhet t’i caktohen disa seanca psikologjie deri në shërimin e tij të plotë, për të garantuar mirëqenien psikologjike të tij”, u shpreh psikologia Koromani.

/rtsh.al/

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

14 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

14 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

14 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

14 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

14 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

14 hours ago

This website uses cookies.