Lajme

Arrestimet e SPAK nga radhët e PS-së, Rama: Krenar! Jemi garancia që Reforma në Drejtësi të konsolidohet

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka arrestuar dhe po heton një numër të konsiderueshëm politikanësh nga radhët e PS-së, por për kryeministrin Edi Rama kjo është arsye krenarie për të dhe jo për t’u ndjerë përgjegjës moralisht.

Nga Selaniku, ku zhvilloi takim me shqiptarët që jetojnë në vendin fqinj, kreu i qeverisë tha se PS-ja “ishte e vetëdijshme për dhimbjet që reforma në drejtësi do të sillte”. Ai theksoi se arrestimet e SPAK janë “prova reale” e një luftë kundër korrupsionit.  

“Opozita thotë që unë duhet të ndjehem përgjegjës moralisht pse opozita ka akuzuar apo dënuar individë të lidhur me pushtetin e PS. Në fakte kundërta ndodh me mua. Natyrisht që nuk mund të më vijë mirë  për arsye njerëzore dhe personale, por unë jam krenar që me një vizion shtet bërës dhe vullnet të hekur politik, PS plotësisht të vetëdijshëm për dhimbjet që do të sillte një reformë e tillë, ja hoqi duart e pushtetit politik drejtësisë nga qafa dhe i dha lirinë e nevojshme për të vepruar  duke parë vetëm drejtë. Përgjegjësia ime morale do të ishte jashtëzakonshme nëse, pasi ju kam kërkuar votën për të bërë një reformë në drejtësi, sot do të isha këtu dhe ju nuk shikonit asnjë fakt konkret të luftës kundër korrupsionit. Ndërkohë që sot faktet e një lufte reale kundër korrupsionit i keni para syve dhe për këtë arsye unë ndjehem moralisht shumë mirë kur përballem me ju dhe ju them kjo është tjetër arsye madhore pse vota e pranverës së ardhshme duhet t’i garantojë Shqipërisë udhëheqjen e PS në mënyrë që kjo që ka filluar  me drejtësinë të garantohet dhe të mos kthehet përsëri mbrapa”, tha Rama.

Pavarësisht sukseseve të reformës në drejtësi, Rama tha se është gabim të mendohet se kjo është një arritje që nuk mund të rrezikohet, duke e konsideruar PS-në si të vetmen forcë politike që, sipas tij, siguron konsolidimin e saj.

Sot askush më nuk është i paprekshëm dhe cilido nga radhët tona që kërkohet nga drejtësia përballet me drejtësinë dhe nuk mbrohet duke i hedh mbi kokë flamurin e  PS. Ky është investimi më i madh i PS të shekullit të ri dhe kjo e  drejtësisë është shprehja e besnikërisë sonë ndaj atyre që na e kanë dhënë votën tre herë  rresht sepse çfarë e kemi thënë e kemi bërë. Askush mos gabojë duke menduar se barazia para ligjit që ka nisur më në fund të vlejë njësoj është  një arritje që nuk rrezikohet më. Për ta konsoliduar ka vetëm një garanci të mundshme, forca udhëheqëse e PS-së”, theksoi ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

7 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

7 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

7 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

7 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

8 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

8 hours ago

This website uses cookies.