Arrestimi i 24-vjeçarit pas tentativës për abuzim seksual me motrën, mamaja: Djali ishte në Theth, vajza ka pas probleme mendore

Një 24-vjeçar është arrestuar dy ditë më parë pasi u denoncua nga motra e tij se e ka dhunuar e më pas ka tentuar të abuzojë seksualisht me të.

Në një lidhje telefonike ekskluzisht për “Jetë Shqiptare”, mamaja e tyre ka bërë me dije se djali kishte ikur në Theth që më datë 2, ndërsa ngjarja u denoncua më datë 4.

Mamaja e tyre, deklaron më tej se vajza 32-vjeçare ka pasur probleme me depresionin, që pas divorcit nga bashkëshorti me të cilin kishte 11 vite.

“Kur e mora vesh për herë të parë që u akuzua për përdhunim, më ka thënë dua të shkoj në kishë. I thash nuk po të shoh shumë mirë, më kanë ndjekur nja dy qenë më thë. Më tha a më jep 2 mijë lekë se dua të shkoj në kishë? Thash na.

Kur ika te varrezat më telefonoi komshia dhe më thotë është furgon policie në oborr. kam gjetur burri në shpi dhe i thash a kanë qenë policët këtu? Po tha, kan ardh për djalë. Kjo ka deklaru më 4 prill. Djali ka kenë në Theth ka ik që në datë 2. Ka ik natën, na kena kenë në gjumë.

Djali ka shku për punë me shokt e vet për të rregulluar çatinë e një shtëpie, me i ndihmu, me marr e ndonjë lek.

Djali më tha: jo moj nënë, po unë s’kam qenë në shtëpi hiç. Vajza është nevrike, ka pas probleme mendore, ka kenë e martume 11 vjet, s’ka pas fëmijë, kanë nis kontradiktat, ka kalu në depresion. Ka pas konflikte, por si kena dhënë rëndësi, është fëmija jonë”, tha ajo.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.