Arrestimi i Artan Tafanit, i penduari i drejtësisë tentoi të arratisej

Artan Tafani është një nga 15 të pandehurit tashmë të arrestuar për disa ngjarje të rënda kriminale në vend dhe jashtë.

RadioTelevizioni Shqiptar ka siguruar pamjet e arrestimit të 38-vjeçarit në tentativën për t’i shpëtuar policisë, duke u fshehur në hotelin pranë autostradës Lushnjë–Fier.

Tafani është penduar për të shkuarën e tij penale dhe ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë për një numër vrasjesh të bujshme.

Emri i tij u zbulua të enjten (28 shtator) në listën e të arrestuarve dhe të tjerëve të shpallur në kërkim për vepra që kanë përfunduar me vrasje, shkatërrime të pronës me eksploziv, vjedhje me dhunë, sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, kanosje e punonjësve të Policisë, si dhe zbardhjen për dy vrasje të kryera në Greqi.

Gjurmët biologjike të Tafanit rezultojnë në disa prej ngjarjeve të rënda kriminale që kanë studiuar kriminalistët dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Operacioni

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, gjatë një konferencë për shtyp ditën e djeshme (28 shtator) së bashku me prokurorin pranë Gjykatës së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, theksoi në deklaratën e tij se “gjatë këtij mega-operacioni u zhvilluan hetime me profesionalizëm dhe në ruajtje të plotë të sekretit hetimor, ndërthurur edhe me rritje të forcës reaguese për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar, me rrezikshmëri shoqërore, si dhe u bashkëpunua me agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, punë e cila solli si rezultat zbardhjen e 6 vrasjeve, 5 rasteve të shkatërrimit të pronës me eksploziv, 2 rasteve të vjedhjes me dhunë, 3 rasteve të sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, 1 rasti të kanosjes së punonjësve të Policisë (ngjarje këto të ndodhura në disa qytete të vendit), si dhe zbardhjen e 2 vrasjeve të kryera në Greqi. Bazuar në provat e siguruara nga ky megaoperacion, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka lëshuar 15 urdhra ndalimi, nga të cilat 12 janë ekzekutuar, ndërsa 3 shtetas janë shpallur në kërkim.

Drejtori i Përgjithshëm dha detaje të hollësishme rreth një zinxhiri të gjatë ngjarjesh të rënda kriminale, të ndodhura kryesisht në vitin 2021, me viktima e pasoja të tjera të rënda, autorëve të vrasjeve, bashkëpunëtorëve, provave materiale etj.

Ai siguroi gjithashtu se nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me prokuroritë respektive, vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjeve të tjera të rënda kriminale kundër personit e pronës.

Të arrestuar

  1. Artan Tafani – I penduari
  2. Lulzim Spahia
  3. Erisian Abedini
  4. Ligor Lokmaçka – Aktualisht në burg
  5. Bledar Berberi
  6. Bujar Abedini
  7. Mariglen Topuzi
  8. Enriko Xhahysa
  9. Klea Gjata
  10. Idriz Mane – Aktualisht në burgun e Korçës
  11. Fatjon Veliu
  12. Laert Haxhiu – Aktualisht në burgun e Greqisë

Në kërkim

  1. Lorenc Lala
  2. Firdeus Berberi
  3. Kristi Bizheku
  4. Endrit Çaushi
RTSH Shkodra

Recent Posts

Dashamir Shehi rrëfen kulisat për koalicionin zgjedhor: Formula ime e mund Edi Ramën

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini…

4 hours ago

Moti për sot me reshje shiu dhe shtrëngata

Për ditën e sotme moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme,…

4 hours ago

Lezhë- Tritol zyrës së noterit Fran Gjoni, vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni

Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.…

4 hours ago

Marrëveshja për mineralet, Trump: Zelensky do të vizitojë të premten Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se homologu ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë të…

4 hours ago

Arnautovic dhe Calhanoglu fundosin Lazion dhe i japin Interit gjysmëfinalen kundër Milanit

Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi mundi Lacion 2-0 në San Siro dhe kalon…

4 hours ago

Nations League për vajza, Shqipëria mundet nga Çekia

Shqipëria e vajzave luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë ndaj Çekisë, e vlefshme për…

4 hours ago

This website uses cookies.