Arrestimi i Beqajt, Braçe: PS të mbajë përgjegjësi, peshorja ka humbur ekuilibrin

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ishte i vetmi që i është përgjigjur interesit të medias, pas arrestimit të kolegut dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Sipas tij,  videot me pranga në duar të ish-ministrit Ilir Beqaj nuk janë argument, ndërsa shtoi se “Reforma në Drejtësi për këtë u bë!”

Me thënë të drejtën kam parë këto lajmet e para, do duhet të kemi informacion më tepër. Videot me pranga në duar nuk bëjnë argument. Duhet të shohim një informacion më të detajuar.

Duke kujtuar qëllimin e reformës në drejtësi, Braçe theksoi se, reforma në drejtësi për këtë u bë, ne reference të provave dhe fakteve ndaj çdo individi pavarësisht fuqisë politike qe ka.

Ajo që dua të them është se ende nuk ka asnjë përgjegjës për 21 janarin, për gërdecin kur janë vrarë njerëz dhe nuk janë vjedhur vetëm lek. Cilido që abuzon me ligjin, rruga është e hapur. Në momentin që ka implikime në lidhje me fondet duhen parë shumë seriozisht e të  përmbushim detyrimet që BE vendos për fondet e veta. PS duhet të mbaj një përgjegjësi morale dhe po mban. Kur paraqitemi para një gare elektorale, secili do marri kosto,” komentoi ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.