Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ishte i vetmi që i është përgjigjur interesit të medias, pas arrestimit të kolegut dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Sipas tij, videot me pranga në duar të ish-ministrit Ilir Beqaj nuk janë argument, ndërsa shtoi se “Reforma në Drejtësi për këtë u bë!”
“Me thënë të drejtën kam parë këto lajmet e para, do duhet të kemi informacion më tepër. Videot me pranga në duar nuk bëjnë argument. Duhet të shohim një informacion më të detajuar.”
Duke kujtuar qëllimin e reformës në drejtësi, Braçe theksoi se, reforma në drejtësi për këtë u bë, ne reference të provave dhe fakteve ndaj çdo individi pavarësisht fuqisë politike qe ka.
“Ajo që dua të them është se ende nuk ka asnjë përgjegjës për 21 janarin, për gërdecin kur janë vrarë njerëz dhe nuk janë vjedhur vetëm lek. Cilido që abuzon me ligjin, rruga është e hapur. Në momentin që ka implikime në lidhje me fondet duhen parë shumë seriozisht e të përmbushim detyrimet që BE vendos për fondet e veta. PS duhet të mbaj një përgjegjësi morale dhe po mban. Kur paraqitemi para një gare elektorale, secili do marri kosto,” komentoi ai.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.