Arrestimi i Çyrbjas, Berisha: Rama të dorëhiqet, autori kryesor i ndërtimit të piramidës shtetërore të krimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, pas arrestimit të ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja, ndaj të cilit rëndojnë akuza të rënda për lidhje me persona me precedent kriminal, në këmbim të votave. Berisha akuzon Ramën se “është autori i i ndërtimit të pirmaidës më të madhe të krimit në Europë”.    

Sot jam para jush për të kërkuar publikisht dorëheqjen e menjëhershme të kreut të krimit të organizuar shqiptar në pushtet, Edvin Kristaq Ramës, i cili është autor kryesor i ndërtimit me angazhimin e tij direkt të piramidës më të madhe të krimit në Europë, piramidës më të madhe shtetërore të krimit në Europë”, shkruan Berisha.

Sipas kreut të PD-së, të dhënat e publikuara nga hetimet mbi Çybjan implikojnë kreun e qeverisë, teksa shton se ish-deputeti socialist, sipas tij, është i njohur si përfaqësues i klanit mafioz Avdylaj,

Zonja dhe zotërinj, të dhënat e bëra publike sot nga mediat për ish-deputetin kriminel, Çyrbja, implikojnë direkt kreun e qeverisë së krimit, Edi Rama. Sepse është direkt Edi Rama njeriu që ka ngrënë dardhat e Çyrbjes. Jurgis Çyrbja, i njohur botërisht si përfaqësuesi i klanit mafioz Avdylaj, ka shpërblyer Edi Ramën së bashku me Avdylajn me tonelata dardha të krimbura. Ka dërguar dy herë mandatin e tij në parlament. Rasti Çyrbja është rasti që fakton në mënyrën më të pakundërshtueshme faktin se në Shqipëri vendimmarrës numër 1 është krimi dhe vetëm krimi”, theksoi Berisha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.