Lajme

Arrestimi i Çyrbjas, Berisha: Rama të dorëhiqet, autori kryesor i ndërtimit të piramidës shtetërore të krimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, pas arrestimit të ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja, ndaj të cilit rëndojnë akuza të rënda për lidhje me persona me precedent kriminal, në këmbim të votave. Berisha akuzon Ramën se “është autori i i ndërtimit të pirmaidës më të madhe të krimit në Europë”.    

Sot jam para jush për të kërkuar publikisht dorëheqjen e menjëhershme të kreut të krimit të organizuar shqiptar në pushtet, Edvin Kristaq Ramës, i cili është autor kryesor i ndërtimit me angazhimin e tij direkt të piramidës më të madhe të krimit në Europë, piramidës më të madhe shtetërore të krimit në Europë”, shkruan Berisha.

Sipas kreut të PD-së, të dhënat e publikuara nga hetimet mbi Çybjan implikojnë kreun e qeverisë, teksa shton se ish-deputeti socialist, sipas tij, është i njohur si përfaqësues i klanit mafioz Avdylaj,

Zonja dhe zotërinj, të dhënat e bëra publike sot nga mediat për ish-deputetin kriminel, Çyrbja, implikojnë direkt kreun e qeverisë së krimit, Edi Rama. Sepse është direkt Edi Rama njeriu që ka ngrënë dardhat e Çyrbjes. Jurgis Çyrbja, i njohur botërisht si përfaqësuesi i klanit mafioz Avdylaj, ka shpërblyer Edi Ramën së bashku me Avdylajn me tonelata dardha të krimbura. Ka dërguar dy herë mandatin e tij në parlament. Rasti Çyrbja është rasti që fakton në mënyrën më të pakundërshtueshme faktin se në Shqipëri vendimmarrës numër 1 është krimi dhe vetëm krimi”, theksoi Berisha.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Zyrtarët e lartë të PD takojnë Kos: Po sulmohet opozita. Mazhoranca po përdor drejtësinë

Kryetarja e  Këshillit Kombëtar të Integrimit Jorida Tabaku, Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj dhe Kryetari…

2 minutes ago

Komisionerja Kos takon kreun e SPAK, Altin Dumani

Komisionerja e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos ka zhvilluar një takim…

4 minutes ago

Spiropali takon komisioneren për Zgjerimin: Shqipëria, vendi kandidat më i merituar drejt anëtarësimit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi të enjten në Kryesinë e Kuvendit një takim miqësor…

6 minutes ago

Kush e fiton Champions League sipas Superkompjuterit të Opta-s ?

Kush janë favoritët për të ngritur trofeun e UEFA Champions League 2024-25? Tashmë kanë mbetur…

2 hours ago

U lanë në lista të hapura, ja qëndrimet e deputetëve demokratë

Deputeti Dashnor Sula, pak para mbylljes së afatit të depozitimit të listës së kandidatëve për…

3 hours ago

Ministri Hasani: Politika e zgjerimit të BE-së, jetike për Shqipërinë dhe shoqërinë e saj

Ministri për Evropën Igli Hasani mori pjesë sot në “Konferencën mbi Zgjerimin e BE-së dhe…

4 hours ago

This website uses cookies.