Arrestimi i Gëzim Çelës/ Detaje nga dosja dhe mënyra si u kap në Kosovë “koka” e trafikut të heroinës në Evropë

Policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me arrestimin e 55-vjeçarit Gëzim Çela, i konsideruar si “Baroni i Drogës dhe i shpallur në kërkim nga SPAK, teksa ishte dënuar me burg dhe nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda, si dhe nga drejtësia italiane.

 Policia e Kosovës bën me dije se Gëzim Çela është arrestuar rreth orës 17:55 në fshatin Dardani të Ferizajt, teksa ndodhej në banesën e shtetasit nga Kosova me inicialet A.I. Ky i fundit dyshohet se e ka strehuar për një kohë të gjatë në banesën e tij Gëzim Çelën.

Gjithashtu, në njoftim bëhet me dije se në momentin e arrestimit, Gëzim Çela, përveç shtetasit kosovar, shoqërohej edhe me dy vajza nga Shqipëria, të cilat ndodheshin në banesë me ta.

Gjatë kontrollit të banesës, uniformat blu kanë gjetur dhe një armë zjarri automatik AK-47 me 15 fishekë. GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, Gëzim Çelës për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

 Gjithashtu, ai është dënuar me 10 vjet e 8 muaj burgim nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municione luftarake”. Po ashtu, në vitin 2012, autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 19 vjet, 9 muaj e 29 ditë burgim, për kryerjen e veprave penale “Organizator i migrimit ilegal” dhe “Organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…

16 hours ago

Shqipëria denoncon pasivizimin në Medvegjë: Serbia po shkel të drejtat e njeriut dhe pakicave

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…

16 hours ago

Rikthehen në liri 4 efektivët e “Shqiponja” – Gjykata e Shkodrës zbut masën e sigurisë pas arrestimit të tyre me 20 nëntor

Katër efektivë të “Shqiponjave”,  në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…

17 hours ago

Rreth 20% e nxënësve raportojnë se bullizohen – Kadija: Studimi ishte i nevojshëm për parandalimin e situatave të mëtejshme

Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…

17 hours ago

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike – Rektori Gjuraj: Në planet tona për t’u hapur edhe në Shkodër

Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…

17 hours ago

“Dita e Alfabetit” përkujtohet nga myftiu Sytari – Imam Muhamed Sytari flet për situatën e rëndë sociale në vend

Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.  Gjatë hytbes…

17 hours ago

This website uses cookies.