E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka mbërritur këtë të martë (22 tetor) në ambientet e Ministrisë së Brendshme., Sipas informacioneve siguruar nga RTSH, VanHorn u takua me ministrin Ervin Hoxha. Në fokus të këtij takimi është arrestimi i ish-presidenti të vendit, Ilir Meta.
Ky i fundit u arrestua një ditë më parë (21 tetor) me urdhër të SPAK teksa po shkonte për në seli ku do të mbante një konferencë për shtyp.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg ndaj Ilir Metës dhe detyrim paraqitje për ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.
SPAK bën të ditur akuzat e ngritura ndaj presidentit të partisë së Lirisë, Ilir Meta lidhur me aferën korruptive të zyrtarëve të shtetit në vendosjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA.
Meta akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve vendorë”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.