Arrestimi i Ilir Metës, Gjokutaj: Goditje politike, Altin Dumani ka konflikt interesi

Avokati Genc Gjokutaj ka deklaruar se arrestimi i Ilir Metës është politik dhe synon eliminimin e tij nga gara politike.

Duke folur në një konferencë për mediat bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, Gjokutaj vuri në dukje se nuk ka asnjë provë që mund ta implikojë Ilir Metën, por e gjitha sipas tij është me prapavijë politike.

Qëllimi është eliminimi politik i tij si një pengesë e madhe për Rilindjen dhe gjithë këtë mazhorancë. Sot merren me një çështje penale Cez-Dia, për të cilën Meta ka dhënë detaje të hollësishme në lidhje me të.

Pra, nuk ka asnjë provë që mund ta implikojë zotin Meta me këtë masë sigurimi që këta e kanë ekzekutuar sot.

Por është sui generis rasti. Pra kemi një çështje të gjykuar, me një kallëzues që ose ka bërë dëshmi të rremë, ose kallëzim të rremë, pasi nuk ka qenë identik të rrëfimin e tij. Dhe megjithatë në të dyja rastet Meta nuk implikohet”, u shpreh Gjokutaj.

Avokati Gjokutaj shtoi se kreu i SPAK Altin Dumani ka konflikt interesi në këtë çështje. Ndaj sipas tij, në këtë rast ka rënë sistemi i drejtësisë.

Pra, kjo është një goditje pastërtisht politike në prag të zgjedhjeve, ku procesi drejtohet nga Altin Dumani i cili ka konflikt interesi në këtë çështje duke kërkuar të dhëna për z. Meta.

Këto 5 vjet pse nuk u gjet një person ti lexojë këto akte. Cili është qëllimi? Politik dhe aspak ligjor.

Nuk po flasim për prokurori dhe gjykatë. Ka rënë sistemi i drejtësisë. Do të vazhdojmë betejën ligjorë, do të konsumojmë të gjitha shkallët e ankimit dhe të gjitha mënyrat e tjera të protestës”, theksoi Gjokutaj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.