Arrestimi i Metajt/ Rrumbullaku emëron në krye të komisariatit Kurbin, Shkëlzen Metushin

91d969b82e0f48edb8bc7f0d75139691

91d969b82e0f48edb8bc7f0d75139691

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka emëruar në detyrën e shefit të komisariatit Kurbin, Shkëlzen Metushin.

Ky i fundit, ka mbajtur detyrën e shefit të Shqiponjave në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Emërimi i Metushit në krye të Komisariatit të Kurbinit, erdhi pas arrestimit të Dritan Metajt, i cili mbante detyrën e kreut të këtij komisariati.

Metaj u arrestua më 9 tetor në kuadër të megaoperacionit “Flakë në det”, pasi rezultoi se ka patur rol të rëndësishëm në një grup të strukturuar kriminal në kuadër të trafikut të drogës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.