Arrestimi i Metës- Berisha: Persekutim politik, Rama është përpjekur edhe për eliminimin e tij fizik

Persekutim politik e ka konsideruar kreu i PD-së, Sali Berisha arrestimin e aleatit të tij, Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në një deklaratë për mediat, teksa po komentonte arrestimin e ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja, Berisha tha se nuk ka prova që justifikojnë arrestimin e Metës, por “është zbatur urdhri politik i Ramës”.

Ai hodhi akuza të rënda në drejtim të kryeministrit, teksa pretendoi se Rama është përpjekur ta eliminojë Metën fizikisht.

Çdo gjë ndaj tij është politike. Persekutimi politik i Ilir Metës është politik, politik dhe vetëm politik. Nuk kanë publikuar asnjë fakt, asnjë dokument, por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik, e ndoshta edhe fizik të Ilir Metës. Edi Rama është, siç denoncova edhe në herët e kaluara, i implikuar në zhdukje të personave në mënyrë ekstraligjore, antikushtetuese. Iu kam informuar unë këtu ju, se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën. E kuptoni se a do mund të guxonin bandat shtetërore të eliminonin një politikan të afërt me Edi Ramën, pa porosinë e Edi Ramës? Pra, Edi Rama është një me krimin”, tha Berisha.

Ilir Meta u arrestua këtë të hënë (21 tetor) me urdhër të SPAK, teksa nuk dihet ende akuza që rëndon mbi të.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.