Lajme

Arrestimi i Metës, Demiraj: Mesazh për dorën e fuqishme të Ramës

Ish-presidenti Ilir Meta u paraqit sot në GJKKO për t’u njohur me masën e arrestit me burg, që Prokuroria e Posaçme e ka çmuar të nevojshme për tri akuzat që rëndojnë ndaj tij: korrupsion, pastrim i produkteve të veprës penale dhe mosdeklarim i pasurisë.

Bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, po ashtu po hetohet për akuza të ngjashme të kryera në koordinim me kryetarin e Partisë së Lirisë.

Esmeralda Demiraj, kryetarja e Forumit të Gruas në Partinë e Lirisë, komentoi në RTSH 24 deklaratat e koleges Kryemadhi, sipas së cilës bashkëshorti i saj nuk kishte gjithnjë dijeni për vendimet financiare që ajo ndërmerrte dhe për të cilat edhe ai po akuzohet.

Analizat sociale të mentalitetit shqiptar se si është një çift shqiptar, çfarë duhet të bëjë një çift shqiptar dhe spekulimet se si duhet të jetë familja tradicionale dhe a duhet të ketë bashkëshorti a bashkëshortja për çdo veprim që kryhet, kjo nuk besoj se na takon neve. Ja që mund të ketë raste përjashtimore. Kështu kanë qenë edhe në politikë. Z. Meta ka deklaruar në mënyrë të prerë se është marrë me politikë dhe me anën financiare është marrë bashkëshortja, ndaj duhet marrë si një deklaratë e mirëqenë,” tha znj. Demiraj.

Partia e Lirisë e ka konsideruar përndjekje politike arrestimin dhe ndjekjen penale të çiftit Meta.

Nga faktet që ka dosja ne kemi parë vetëm akuzat, jo deklaratat mbrojtëse të personave tashmë të akuzuar. Unë do vazhdoj ta konsideroj një proces politik në dy aspekte. Proces politik prej mënyrës si është arrestuar Meta, pse po hetohet ai dhe dëshira për ta mbajtur në këto kushte opozitën shqiptare. Për sa i përket procesit juridik është një betejë ligjore dhe luftë e madhe që çifti në fjalë do e përballë. Për sa i përket betejës politike, ne kemi dyshimin e arsyeshëm se politikisht po goditet edhe lideri tjetër i opozitës në Shqipëri që z. [Edi] Rama të gëzojë pushtetin suprem që ka,” deklaroi znj. Demiraj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Sfida e Kodimit”- 16 shkollat nga 8 bashki garë në zhvillimin e aftësive teknologjike

“Sfida Kombëtare e Kodimit” që synon edukimin teknologjik të të rinjve, bëri bashkë shkollat 9-vjeçare…

7 hours ago

Orkestra Simfonike e RTSH mban sot koncertin me program të larmishëm

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar vijon stinën koncertore për vitin 2025 me një program…

7 hours ago

Kampionati i ping-pongut në QKF “Kujtim Alija”- Shpallen fituesit për djem e vajza, treguan cilësi edhe në këtë sport

Ka përfunduar kampionati i ping-pongut për shkollat 9- vjeçare të Bashkisë Shkodër.  Aktiviteti është në…

8 hours ago

Remont në nënstacion, Lezha 12 orë pa energji – Kjo situatë  solli vështirësi për mijëra abonentë familjarë dhe biznese në të gjithë territorin

Një remont në nënstacionin elektrik të Lezhës la pa energji elektrike rreth 80% të territorit…

8 hours ago

Europa League në RTSH: Goglat dhurojnë përballje interesante

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës së Play Off-it të këtij edicioni…

9 hours ago

PPE e njeh zyrtarisht si kryetar të PD, Berisha në Gjermani për Kongresin e CDU

Për të parën herë pas konfliktit të brendshëm mes demokratëve për çështjen e përkatësisë dhe…

9 hours ago

This website uses cookies.